Espanyoli e shokon Real Madridin e Carlo Ancelottit

Espanyoli e shokon Real Madridin e Carlo Ancelottit

Real Madridi ka pësuar disfatë përballë Espanyolit me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë të La Ligas.

Skuadra e Carlo Ancelottit u befasuar nga nikoqirët të cilët u treguan shumë të përgatittur për këtë ballafaqim, përcjellë KosovaPress.

Pas 17 minutave lojë de Tomas e kaloi Espanyolin në epërsi dhe ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë të ndeshjes.


Epërsia e vendasve u dyfishua në minutën e 60’ me golin e Vidal, kurse Karim Benzema e ngushtoi atë me golin e tij 11 minuta më vonë por kjo ishte gjithçka çfarë “Los Blancos” ia arritën që të bënin në këtë ballafaqim.

Përkundër humbjes, Reali vazhdon ta kryesojë tabelën e La Ligas me 17 pikë, aq sa ka edhe rivali i qytetit Atletico Madridi në vendin e dytë.

Lexo edhe

Video

error: