Është zhvilluar takim online mes liderëve të Ballkanit të Hapur

Është zhvilluar takim online mes liderëve të Ballkanit të Hapur

Kreu i qeverisë maqedonase Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama, ranë dakord për krijimin e grupeve të përziera ndër-sektoriale të punës për temat e krizës dhe me qëllim krijimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur.

Në fillim të takimit, Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e hapur presidentin Vuçiç dhe Ramën dhe theksoi se propozimi francez për veton me Bullgarinë, i është përcjellë kuvendit.


Ndërsa, Rama dhe Vuçiç veçmas përsëritën mbështetjen e tyre për aktivitetet e ndërmarra nga Kovaçevski dhe theksuan se e ardhmja evropiane e rajonit është e vetmja mundësi e mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.

Liderët e nismës Ballkani i Hapur theksuan rëndësinë e aktiviteteve të ndërmarra për të shfrytëzimin e lidhjes rajonale dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, e cila tashmë ofron përfitime ekonomike për të gjithë qytetarët.

Ata konkluduan se përgatitjet për panairin e madh të verërave, ushqimit dhe turizmit në Serbi po shkojnë mirë, në të cilin kantinat dhe prodhuesit e verës nga të tre vendet do të kenë mundësinë t’i prezantojnë produktet e tyre para mysafirëve nga rajoni dhe Evropa.

Lexo edhe

Video