Përfaqësuesit e federatave sportive në Kosovë kanë kritikuar ashpër draftin e Projektligjit të ri për Sport i cili është hartuar nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Derisa zëvendësministrja e Ministrisë së Sportit Daulina Osmani paraqiti disa nga risitë që sjellë në sport ky projektligj siç janë kompensimi i sportistëve që kanë kontribuar në kohën e okupimit serb, pastaj përkrahja e agjentëve të sportit por edhe mënyrën e bashkëpunimit me komunat për përmirësimin e infrastrukturës sportive, e po ashtu edhe krijimin e kanaleve të reja për financimin e federatave, në lidhje me përmbajtjen e ligjit pati vërejtje të mëdha nga disa nga përfaqësuesit e federatave sportive.Haxhijaj ka shtuar se nga ky ligj do të ndikohet edhe Komitetit Olimpik i Kosovës. Sipas tij, me marrjen e kompetencave për kategorizimin e sporteve por edhe ndërhyrje në kompetenca të tjera do të dobësohet tej mase roli i KOK ut kur dihet se ky institucion sportiv është krejtësisht i pavarur nga shteti.
Kritika pati edhe Taulant Hodaj nga Federata e Futbollit. Ai ka kërkuar që në ligjin e ri të mos lejohen kompetenca ekzekutive për Ministrinë e Sportit në federata pasi që kjo mund të sjellë pasoja direkte, sidomos në sportin e futbollit kur dihet se FIFA dhe UEFA i mbrojnë fuqishëm anëtarët e tyre nga ndikimet e qeverisë.
Ndryshe, më herët gjatë së mërkurës, Ministria e Sportit ka zhvilluar diskutime për këtë projektligj edhe me drejtoritë për sport të komunave të Kosovës, por aty morën pjesë vetëm tri komuna, ajo e Gjakovës, Drenasit dhe Dragashit.