Escobar viziton Tiranën më 9 dhjetor

Escobar viziton Tiranën më 9 dhjetor

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të enjten, pra më 9 dhjetor do ta vizitojë Shqipërinë.


Escobar do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me ministren e Jashtme, Olta Xhacka dhe kryetarin e Parëtisë Demokratike (PD), Lulzim Basha si dhe udhëheqës të tjerë, ku siç thonë nga amabasada amerikane në Tiranë, kjo për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të ShBA-së për demokracinë e Shqipërisë.

“Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.