Escobar: Marrëveshja e arritur ndikon në rrugën evropiane dhe paqen në rajon

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se marrëveshja e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë, do të ketë ndikim në proceset e integrimit për të dyja vendet por ndikon edhe paqen për Ballkanin perëndimor.

Ai pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e BE-së, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku u bisedua për planin e zbatimit të propozimit evropian, përgëzoi angazhimin e ndërmjetësuesve evropian dhe gatishmërinë e Kurtit dhe Vuçiqit për të ecur përpara.


“Dua të përgëzoj palët për arritjen e një marrëveshjeje të vështirë, por të nevojshme për të gjetur një marrëdhënie paqësore dhe të parashikueshme mes tyre. Kjo nuk hap derën vetëm për një integrim më të madh euroatlantik për të dy vendet, por hap derën për rajonin për të hyrë në një epokë të re paqeje”, tha ai.

Escobar ka shtuar se BE ka mekanizma për ta mbikëqyrur këtë marrëveshje por se edhe ShBA do të angazhohet për implementimin e saj.

Ai shtoi se ky është një shembull më shumë se si Maqedonia e Veriut është një partner i besueshëm, që po ndihmon si Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, të arrijnë stabilitetin rajonal.

Lexo edhe

Video