Escobar: Kosova nuk duhet të dërgojë forca speciale në një vend ku kemi KFOR-in

Escobar: Kosova nuk duhet të dërgojë forca speciale në një vend ku kemi KFOR-in

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, e ka kritikuar Kosovën për faktin e dërgimit të Njësisë Speciale në veri.

Ai ka thënë se Forcat Speciale nuk duhet të dërgohen në një vend ku është KFOR-i.

Ndërkohë thotë se mbështesim përpjekjet e Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet dy vendeve.


“Shikoni, më duhet të them se ne jemi shumë të angazhuar në këtë çështje me partnerët tanë evropianë. Ne besojmë se të dyja palët duhet të përmbahen e të mos përdorin retorikë të dëmshme dhe të dyja palët duhet ta përqendrojnë vëmendjen dhe energjinë në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Ne e mbështesim këtë dialog 100 për qind dhe unë jam në kontakt të përditshëm me Miroslav Lajçakun”, ka thënë Escobar për VOA.

Escobar ka thënë se përderisa është KFOR-i, asnjëra palë nuk duhet të dërgojë forca ushtarake në veri.

“Është gjithashtu në dorën e të dyja palëve, që të mos ketë një qasje ushtarake ndaj kësaj çështjeje dhe të mos dërgojnë Forca Speciale në një vend ku kemi KFOR-in. Nuk ka nevojë për një gjë të tillë. Lidhur me çështjen e targave ne do të donim të shihnim disa lëvizje në Bruksel, ndoshta që javën e ardhshme”, ka thënë ai.

Lexo edhe

Video