Erjon Morina, futbollisti i cili i nda sot nga jeta pas rreth tre javësh që i kaloi nën tretmanin mjekësor pasi kishe pësuar një sulm kardiak gjatë stërvitjeve me klubin e futbollit “Vushtrria”, do të varroset ditën të premten.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook” babai i Erjonit, Ilir Morina. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në fshatin Drenovc të Komunës së Malishevës.
Njoftim mortor!
Të nderuar familjarë, miq, shoqëri e kolegë,Me 24 tetor 2024 pas një problemi ne zemër gjatë stervitjeve në FC Vushtria ne Vushtrri, pasi u rrezua dhe humbi vetedijen, Erjoni u transportua ne Qendren Klinike Universitare ne Prishtinë dhe deri me sot qendroi në komë të rëndë.
Pas perpjekjeve të vazhdueshme të stafit te Intenzives në Kardiokirurgji, Erjoni sot iu dorezua botes tjeter, Allahu e meshirofte!
E pamja do te vazhdoi nga data 14.12.-16-12.2024 (3 ditë) në lagjen “Qëndresa”, Rruga Sefedin Vitia Veternik, Prishtine!
I falenderoj te gjithe njerzit ne Kosovë dhe jashtë saj që parreshtur janë lutur gjatë gjithë kohes per Erjonin.
Zoti e deshi me shume se ne, dhe ai u kthye te i gjithfuqishmi, inshalla e takojme në lulet e xhenetit