Erion Bogdani: Mos e nënvlerësoni koronavirusin, Italia po përzgjedh pacientët

Erion Bogdani: Mos e nënvlerësoni koronavirusin, Italia po përzgjedh pacientët

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Erion Bogdani nga Italia i ka bërë një apel shqiptarëve, që të mos e nënvlerësojnë situatën e krijuar nga koronavirusi.

Bogdani tha se Italia e nënvlerësoi këtë situatë dhe tani po bën përzgjedhjen e pacientëve të rinj dhe të vjetër.


“ Unë popullit shqiptar i them mos ta nënvlerësoni këtë situatë, sepse këtë situatë e nënvlerësoi Italia dhe tani është në këtë gjendje. Shqipëria nuk është Italia, sot në Itali janë duke bërë zgjedhjen mes njerëzve mes atyre që janë më të rinj me ata që janë më të vjetër, sepse nuk po i përballojnë dot spitalet.  Prandaj them që mos e  nënvlerësoni. Që ta kalojmë sa më lehtë duhet të qëndrojmë në shtëpi”, tha ai./OraNews/

error: