Erdogan shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Erdogan shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Edhe pse janë numëruar vetëm 70 përqind të votave, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka shpallur fitoren në balotazhin për zgjedhjet presidenciale, të mbajtura sot në Turqi.

Erdogan kishte kundër-kandidat, Kemal Kilicdaroglu.

Erdogan para simpatizantëve të tij, ka thënë se sot ka fituar populli i Turqisë.


“Rezultatet e zgjedhjeve kanë treguar edhe një herë se askush nuk mund të lakmojë fitimet e Turqisë dhe me këtë fitore është hapur dera e ‘Shekullit të Turqisë’, tha presidenti Erdogan pas balotazhit të zgjedhjeve të së dielës.

Udhëheqësit e Katarit, Hungarisë, Somalisë dhe Pakistanit, Azejbergjanit, ishin ndër krerët e parë të shteteve dhe qeverive që uruan Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, i cili kryeson në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.

Votimi filloi në orën 8 të mëngjesit me orën lokale dhe përfundoi në orën 17:00.

Më shumë se 64.1 milionë njerëz kishin të drejt vote, duke përfshirë mbi 1.92 milion votues jashtë shtetit që kanë hedhur tashmë votat e tyre dhe 4.9 milionë votues për herë të parë./AA/

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.