Erdogan fton Putin për vizitë në Turqi: S’do të ishte e mençur që Rusia të nisë konfliktin në Ukrainë

Erdogan fton Putin për vizitë në Turqi: S’do të ishte e mençur që Rusia të nisë konfliktin në Ukrainë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi sot se kishte ftuar homologun e tij rus Vladimir Putin të vizitojë vendin e tij.

“Ne e kemi ftuar Putinin në vendin tonë. Ne duam të ndërmarrim hapa për të organizuar takimin tonë dypalësh”, tha Erdogan për NTV.


Erdogan shtoi se ka në plan të diskutojë marrëdhëniet mes dy vendeve me presidentin rus.

Ai tha gjithashtu se kishte nevojë për një dialog gjithëpërfshirës që do t’i përgjigjej disa frikës ruse në lidhje me sigurinë, raportoi Reuters.

Agjencia shton se lideri turk tha se nuk do të ishte e mençur që Rusia të fillonte një konflikt ushtarak në Ukrainë dhe se në atë rast, Turqia do të bënte atë që është e nevojshme si anëtare e NATO-s.

Lexo edhe

Video