Erdhi në vitin 2018, këto janë statistikat e Bernard Challandes në krye të Kosovës

Erdhi në vitin 2018, këto janë statistikat e Bernard Challandes në krye të Kosovës

Erdhi në krye të Kosovës si trajner në vitin 2018 dhe i dha fund kësaj aventure në fund të vitit 2021.

Në një konferencë për media, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi dhe trajneri Bernard Challandes konfirmuan se e kanë ndërprerë bashkëpunimin duke e lënë kështu të lirë stolin e trajnerit të Kosovës.

Por, cilat ishin rezultatet e arritur nga trajneri zviceran brenda kësaj periudhe tre vjeçare?


Nën udhëheqjen e Bernard Challandes, Kosova ka zhvilluar 17 ndeshje zyrtare nga të cilat ka marr 16 fitore, 13 humbje dhe 8 barazime.

Nën udhëheqjen e tij, “Dardanët” kishin një goldallim pozitiv duke i shënuar 56 gola dhe duke i pranuar 45 sosh.

Challandes e nisi punën e tij me ndeshjen kundër Madagaskari ne marsin e vitit 2018 të cilën e fitoi me rezultat 1-0, ndërsa e mbyllu me humbjen ndaj Gjeorgjisë me rezultat 2-1 si vendas në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Fitorja më e thellë e Kosovës me Challandes në krye ishte kundër Maltës me rezultat 5-0, kurse humbjen më të thellë e mori ndaj Anglisë ku pësoi disfatë me rezultat 4-0.

Lexo edhe

Video

error: