Enver Hoxhaj nënkryetari i ri i Kuvendit nga radhët e PDK-së

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Në këtë pozitë paraprakisht ka qenë deputeti Bedri Hamza, por i cili ka dhënë dorëheqje pas zgjedhjes kryetar i Komunës së Mitrovicës.


Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, tha se për këtë pozitë e propozojnë deputetin Enver Hoxhaj, propozim i cili mori 80 vota për.

“Në emër të grupit tonë parlamentar propozoj deputetin Enver Hoxhaj që të jetë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së”, tha ai. 

Lexo edhe

Video

error: