Kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO në një kohë kur rajoni dhe bota përballen me sfida serioze të sigurisë.
“Në një botë të pasigurtë, kur lufta është rikthyer në Evropë dhe politika hegjemoniste serbe po kërcënon sërish Ballkanin, anëtarësimi i Kosovës në NATO është më i rëndësishëm se kurrë,” u shpreh Hoxhaj.
Sipas Hoxhajt, Kosova duhet të zhvillojë një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të nënshkruajë një Plan të Veprimit për t’u anëtarësuar në NATO. “Është jetike të bisedohet edhe me shtetet mos-njohëse brenda NATO-s,” shtoi ai.
Hoxhaj theksoi se Partia Demokratike e Kosovës është partneri më i besueshëm për të siguruar mbështetjen e SHBA-së dhe vendeve evropiane në këtë proces.Në fund të videos, Hoxhaj paralajmëroi se në komunikimin e tij të ardhshëm do të flasë për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë bërë këtë hap.
Artikull i sponsorizuar