Enver Hasani: Në letrën e Thaçit drejtuar Rasmussenit, nuk ka shkelje kushtetuese

Enver Hasani: Në letrën e Thaçit drejtuar Rasmussenit, nuk ka shkelje kushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese profesori Enver Hasani, ka komentuar zhvillimet e sotme politike në lidhje me letrën që ish-kryeministri Hashim Thaçi i kishte dërguar sekretarit të NATO-s, Rasmussen.

Hasani në RTV Dukagjini thotë se është për të ardhur keq që ekipi nga Zyra e kryeministrit e quan marrëveshje letërkëmbimin Thaçi-Rasmussen.

“Nuk bëhet fjalë fare për marrëveshje. Është një letër që i është dërguar Sekretarit të NATO-s, ku shefi i qeverisë po e njofton NATO-n se baza juridike e prezencës ushtarake në Kosovë nuk ka ndryshuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se derisa nuk ka traktat në letrat e shkëmbyera, nuk ka shkelje kushtetuese.

“Këtu nuk bëhet fjalë për ofertë dhe lidhje të marrëveshjes, por kryeministri i asaj kohe thotë se baza e FSK-së në veri nuk do të operojë dhe statusi i KFOR-it nuk ka ndryshuar”, tha ai.

Hasani ka ironizuar edhe me Kurtin duke thënë se adresa ku e ka dërguar ankesën është shumë qesharake.

“Të gjithë e dinë se ai nuk ka diplomë”, ka thënë Hasani duke aluduar në Kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.

Lexo edhe

error: