Kandidati për kryetar të komunës së Fushë Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Enver Bajçinca bashkë me kandidatët për asamble komunale nga Nakarada, Ardian Havolli, Kushtrim Mirena dhe Shpresa Aliu-Maloku, të prirë nga kryetari i pikës, Shemsi Jashari, kanë takuar derë më derë banorët e lagjes, ku kanë dëgjuar për problemet e tyre.
AI ka shkruar në Facebook se para tyre kanë shpalosur edhe disa nga pikat kryesore nga programi i tyre qeverisës.
“Ne qeverisim bashkë me qytetarin. #enverbajçinca144, #ArdianHavolli11, #kushtrimmirena16 , #shpresaaliumaloku19”, ka shkruar ai.