Entuziazëm i madh te Malisheva, rreth 2500 tifozë ishin në tribuna për sfidën kundër Ballkanit

Entuziazëm i madh te Malisheva, rreth 2500 tifozë ishin në tribuna për sfidën kundër Ballkanit

Skuadra e Malishevës është duke vazhduar të bëjë befasi në këtë edicion të Superligës së Kosovës.

Skuadra e trajneri Arsim Thaçi renditet në vendin e dytë në tabelë me vetëm një pikë më pak se lider Ballkani, raporton KosovaPress.

Pikërisht Ballkani ishte mysafir i Malishevës në kuadër të xhiros së gjashtë dhe ndeshja përfundoi me barazim pa gola.


Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, Malisheva ka vetëm një humbje, dy barazime dhe tri fitore. Një faktor i rëndësishme në këto suksese padyshim se është edhe tifozeria që po e mbështet këtë klub e njohur si “Tornado”.

Në sfidën kundër Ballkani, në tribuna dhe jashtë saj ishin të pranishëm rreth 2500 tifozë të cilët krijuan atmosferë fantastike gjatë gjithë 90 minutave.

Fotot e mëposhtme shpalosin më shumë nga atmosfera e krijuar në tribunat e stadiumit.

Lexo edhe

Video