Enis Bardhi me shokë e mposht Real Madridin

Enis Bardhi me shokë e mposht Real Madridin

Një humbje e papritur ka ardhur përsëri për Real Madridin në kampionatin spanjoll.

“Los Blancos” të drejtuar nga trajneri Zinedine Zidane janë mposhtur kësaj radhe nga Levante me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 20-të, përcjell KosovaPress.

Ndeshja filloi shumë keq për vendasit. Eder Militao u përjashtua nga loja me karton të kuq pas vetëm nëntë minutave lojë.


Përkundër kësaj, Reali gjeti golin e epërsisë në minutën e 13’ dhe realizues ishte Marco Asensio.

Levante reagoi që në pjesën e parë dhe barazoi shifrat në minutën e 32-të.

Epërsia numerike e bëri më të lehtë punën për Levanten dhe si rezultat arritën që ta përmbysin rezultatin në minutën e 78’ kur realizoi Roger pas asistimit të Enis Bardhit.

40 janë pikët e mbledhura nga Real Madridi pas 20 ndeshjeve, shtatë më pak se Atletico Madridi në krye të tabelës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: