NEWS
Gjendja aktuale në vendkalimet kufitare
Në orët e pasdites gjendja në të gjitha pikat e vendkalimeve kufitare të Kosovës është e qetë dhe pa probleme. Pas mbylljes së djeshme të Bërnjakut dhe Merdares, për shkak të bllokadës nga grupe serbe në pjesën e territorit të Serbisë, sot gjatë ditës janë hapur edhe këto dy pika kufitare dhe nuk ka probleme në qarkullimin e automjeteve nga të dyja anët. Qendra kombëtare për menaxhim kufitar ka bërë të ditur se pritjet e zakonshme janë nga 3 deri në 10 minuta në Jarinje, Bërnjak, Te Dheu i Bardhë, Vërmicë, Mutivodë, Hani i Elezit, Glloboçicë, Kullë, Muçibabë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Stançiq.
This website is maintained and managed by KosovaPress News Agency. KosovaPress holds the reserved copyright rights according to the legal provisions on copyright and intellectual property. Use, modification and distribution for commercial purposes without agreement with KosovaPress is strictly prohibited.
This website application is developed with the support of #SustainMediaProgramme, co-financed by the European Union and the German Government, the part implemented by GIZ, DW Akademie and Internews. Its content is the sole responsibility of KosovaPress and does not necessarily reflect the views of the EU or the German Government.
All rights reserved by APL KosovaPress © 2002-2024