All the news
Szunyog: The future of Kosovo is in the EU
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai ka folur për rrugën e Kosovës drejt BE-së. Ai tha se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE dhe normalizimit të marrëdhënieve. “E ritheksova se e ardhmja e Kosovës është padyshim në Bashkimin tonë dhe shtova se ne jemi të gatshëm të vazhdojmë ta ndihmojmë Kosovën të afrohet me BE-në dhe të shfrytëzojë mundësitë që ofron procesi i zgjerimit të BE-së”, ka shkruar ai në platformën ‘X’. Sipas tij, duke qenë se zgjerimi është i bazuar në merita, tha se ritmi i reformave duhet të përshpejtohet. “Kosova duhet të bëjë progres të prekshëm dhe të pakthyeshëm, duke filluar nga bazat, përkatësisht sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, ekonomia dhe funksionimi i institucioneve demokratike. BE pret që Kosova dhe Serbia të zbatojnë Marrëveshjen për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e Zbatimit të saj pa asnjë vonesë apo parakusht”, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
This website is maintained and managed by KosovaPress News Agency. KosovaPress holds the reserved copyright rights according to the legal provisions on copyright and intellectual property. Use, modification and distribution for commercial purposes without agreement with KosovaPress is strictly prohibited.
This website application is developed with the support of #SustainMediaProgramme, co-financed by the European Union and the German Government, the part implemented by GIZ, DW Akademie and Internews. Its content is the sole responsibility of KosovaPress and does not necessarily reflect the views of the EU or the German Government.
All rights reserved by APL KosovaPress © 2002-2024