Emiratet e Bashkuara Arabe raportojnë rastin e parë të lisë së majmunëve

Emiratet e Bashkuara Arabe raportojnë rastin e parë të lisë së majmunëve

Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan se kanë regjistruar rastin e parë të lisë së majmunëve, njoftoi agjencia shtetërore WAM, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.


Ai tha se virusi u zbulua te një grua 29-vjeçare e ardhur nga Afrika Perëndimore, duke shtuar se pacienti po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

“Autoritetet shëndetësore të Emirateve të Bashkuara Arabe po marrin të gjitha masat e nevojshme, duke përfshirë hetimin, ekzaminimin e kontakteve dhe monitorimin e shëndetit të tyre”, tha ministria. /ATSH

Lexo edhe

Video