Emily Ratajkowski akuzon fotografin për sulm seksual

Emily Ratajkowski akuzon fotografin për sulm seksual

Manekinia dhe aktorja amerikane Emily Ratajkowski po akuzon fotografin Jonathan Leder për ngacmim seksual në vitin 2012, në shtëpinë e tij në rajonin malor të Catskills – Nju Jork.

Ratajkowski bëri akuzën në një ese të gjatë që shkroi për revistën ‘New York’. Ajo pretendon se agjenti i atëhershëm e dërgoi në shtëpinë e Leder për një regjistrim të papaguar për revistën “Darius” dhe se ky angazhim kërkonte që ajo të flinte në shtëpinë e agjentit.


Në esenë e saj, manekinia e njohur përshkruan në detaje se çfarë ndodhi më tej, duke përfshirë që Leder e penetroi me gisht dhe si ajo kujton vetëm dhimbjen ndërsa zgjati.

Emily Ratajkowski më vonë shpjegoi se koleksioni i fotografive të bëra në shtëpinë e Leder u botua në vitin 2016 në “Leder / Ratajkowski Collector’s Edition” nga “Imperial Publishing”, por ajo pretendon se fotografit dhe botuesit nuk u lejohej të përdorin ato fotografi.

Video

error: