Lajme   Zgjedhjet 2021   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Emërohet këshilli drejtues i Teatrit të Podujevës

Emërohet këshilli drejtues i Teatrit të Podujevës

Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka emrëruar sot këshillin e ri drejtues të Teatrit “Avdush Hasani”, ndërsa në takimin e parë këshilli ka zgjedhur Blerim Zhitinë, kryetar.

Kryetari Bulliqi së bashku me drejtoreshën për Kulturë, Rinis dhe Sport (DKRS), Elhame Kutllovci, ka pritur në takim përbërjen e re të Këshillit Drejtues, të cilëve u ka uruar punë të mbarë dhe të suksesshme në funksionalizimin e plotë të teatrit.

“Tanimë pas kompletimit të stafit profesional dhe administrativ, janë duke u plotësuar kushtet për punë në teatrin ‘Avdush Hasani’. Ju uroj punë të suksesshme, ndërsa trupa teatrore uroj të sjellë shfaqje me vlera të mirëfillta për dashamirët e artit skenik”, tha kryetari Bulliqi

Komuna e Podujevës nëpërmejt një komunikate thotë se në vazhdimësi do ta mbështes punën e teatrit, ndërsa do të angazhohemi edhe për investime në infrastrukturë, me qëllim të përmirësimit të kushteve për punë profesionale

Përbërja e Këshillit Drejtues të Teatrit “Avdush Hasani”:


Blerim Zhitia, dramaturg

Xheladin Çitaku, profesor i degës së letërsisë

Muhamet Zeka, aktor

Saranda Kika – piktore

Vjosa Tasholli, aktore.​

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: