Emërohet bordi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore
Lexohet për: 1 min.
Mbledhja e Qeverise 040722 (1 of 12)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Qeveria ka emëruar bordin e ri drejtues të Fondit për Sigurim Shëndetësor.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ministri i shëndetësisë Rifat Latifi ka prezantuar përbërjen e këtij bordi.

"Propozoj që ta aprovojmë bordin e ri me këtë përbërje: Dafina Gexha Bunjaku, Ahmet Ismajli, Klit Shala, Kastriot Meqa, Greta Gashi, Fahri Shabani dhe Muhamed Alikodra", ka thënë ai.

Po ashtu, në këtë mbledhje zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ka folur për masat e reja të vendosura ndaj Rusisë.

"Këto sanksione ndaj federatës ruse dhe Bjellorusose në raport me situtatën në Ukrainë janë masa kufizuese tregtare, të eksportit në lidhje me mallrat dhe teknologjinë që mund të kontribuojnë në përmirësimin e teknologjisë së Rusisë.  Ndalojnë të gjitha transaksionet dhe ofrimin e shërbimeve të kredisë për klientët rusë. Marrja e vendimeve të tilla do të kontribuoj për bashkëpunim të ngushtë me BE-në në ruajtjen e plotë të zbatimit të konventave ndërkombëtare", ka shtuar Gërvalla.

Kabineti qeveritar po shqyrton 23 pika të rendit të ditës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024