Emërohet Bordi i Drejtorëve të Postës, Kurti: Presim që këta kandidatë ta bëjnë ndërmarrje të suksesshëm

Emërohet Bordi i Drejtorëve të Postës, Kurti: Presim që këta kandidatë ta bëjnë ndërmarrje të suksesshëm

Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin e Drejtorëve të Postës. Kryesues i bordit është zgjedhur Fadil Bejta, ndërsa anëtarë të bordit janë zgjedhur Safije Beseni, Hyrmete Medyti, Sebahate Krasniqi, Visar Nura dhe Gëzim Paci.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lidhur me emërimin e bordit në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se kjo përbërje është e plotë sikur nga fusha profesionale ashtu edhe nga përfaqësimi gjinor, meqë janë tre gra dhe tre burra.

Pas prezantimit të emrave të bordit, Kurti u shpreh nga ky bord presin që të rrisin performancën dhe ndërmarrjen ta bëjnë më të suksesshëm.

Mandati i të emëruarve zgjat tre vjet.

Ndërsa në konkurs për këto pozita ishin 90 kandidatë.


“Marrë parasysh rëndësinë e funksionalizimit të plotë të bordit të Postës, propozoj të emërohen për drejtor në bordin e ndërmarrjes publike qendrore Posta e Kosovës, këta kandidat. Fadil Bejta Kryesues, Safije Beseni anëtare, Hyremet Medyti, Sebahate Krasniqi anëtarë Visar Nura dhe Gëzim Paci. Besojmë që kjo përbërje është e plotë si nga fusha profesionale ashtu edhe nga përfaqësimi gjinor, pra kemi tre gra dhe tre burra. Presim që këta kandidatë për anëtar të bordit të rrisin performancën e bordit dhe ta bëjnë ndërmarrje të suksesshëm. Mandati i të emëruarve zgjatë tre vjet”, tha Kurti.

Po ashtu Qeveria e Kosovës në këtë mbledhje ka miratuar dy Projektligje që thellojnë bashkëpunimin me Shqipërinë. Ekzekutivi i dha dritën e gjelbër marrëveshjes për zbatimin e lehtësirave doganore  dhe kontrollit të hyrjes-daljes së mallrave.

Përmes kësaj u tha se do vendoset dogana edhe në portin e Durrësit dhe Porto-Romano.

Qeveria, po ashtu miratoi marrëveshjen me Shqipërinë për sigurime shoqërore mes dy vendeve.

E njëjta pritet t’i mundësojë qytetarëve në dy shtetet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për sigurime pensionale.

Krahas këtyre, Qeveria miratoi edhe planin strategjik dhe operacional të Qeverisë 2022-2025.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.