Elvir Azizi zgjidhet drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nga tre kandidatë sa kishin aplikuar për drejtor të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Elvir Azizi, duket se ka qenë më i pëlqyeri i pesë anëtarët e komisionit përzgjedhës.

Sipas një dokumenti të siguruar nga KosovaPress, Azizi ka marrë 74.2 pikë të përgjithshme, Zef Ndrejaj ka marrë 62.7 pikë të përgjithshme dhe Haqif Arifi ka marrë 58.9 pikë të përgjithshme.

Përndryshe, kandidatët e pakënaqur kanë të drejt ankese 15 ditë nga dita e publikimit të këtij rezultati. Sipas dokumentit, ankesa dorëzohet në Zyren e Burimeve Njerëzore për Komisionin e Ankesave në SHSKUK.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024