Elton John performon në Shtëpinë e Bardhë të premten

Elton John performon në Shtëpinë e Bardhë të premten

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se të premten do të mbahet një koncert në lëndinën e saj jugore, ku do të performojë edhe ylli britanik Elton John.

Ngjarja, siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, do t’i kushtohet “fuqisë së muzikës që çon në shërim dhe bashkim”.

Ngjarja quhet “Një natë kur shpresa dhe historia rimojnë”, sipas poemës së Seamus Heaney, të cilën presidenti amerikan Joe Biden shpesh e citon.


Është planifikuar që me këtë rast, Biden dhe zonja e parë Jill Biden t’i drejtohen turmës.

Punëtorët ngritën një skenë të madhe në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë për t’u përgatitur për koncertin. Në organizimin e eventit merr pjesë edhe kanali History.

Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, audienca do të përfshijë mësues, infermierë, studentë, mbrojtës të të drejtave të homoseksualëve dhe të tjerë.

Lexo edhe

Video