Elshani për KosovaPress: Peja pritet që ta braktisë ndeshjen ndaj Trepçës

Elshani për KosovaPress: Peja pritet që ta braktisë ndeshjen ndaj Trepçës

Peja dhe Trepça po vazhdojnë luftën e tyre për një vend në finalen e play-off-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Sfida vendimtare është e përcaktuar që të zhvillohet të enjten, por klubi nga Peja mund të vendosë që ta braktisë këtë ndeshje. Arsyeja pas këtij vendimi sipas drejtuesve të klubit ka të bëjë me faktin e dënimeve që Federata e Basketbollit të Kosovës i vendosi për klubin e Pejës duke ia mohuar praninë e tifozëve në dy ndeshjet e ardhshme.

Me këtë vendim nuk është pajtuar klubi pejan duke i cilësuar ato si njëanshme dhe janë duke e shqyrtuar mundësinë e braktisjes së kësaj ndeshje.


Arbër Elshani, menaxher i KB Pejës ka thënë për KosovaPress se bordi i klubit është duke diskutuar rreth kësaj çështje dhe se ka gjasa që kjo ndeshje të braktiset.

“Ka pajtueshmëri  brenda bordit që ne të mos paraqitemi në parket të enjten. Jemi të pakënaqur me vendimet e njëanshme të federatës. Vendimi ende nuk është përfundimtarë, por në atë drejtim po shkojmë”, ka thënë Elshani për KosovaPress.

Trepça është duke fituar me rezultat 2-1 me seri të ndeshjeve dhe ajo e së enjtes do të ishte sfidë vendimtare pasi skuadra që merr tri fitore do të vazhdojë në finale ku edhe i pret Golden Eagle Ylli.

Lexo edhe

Video