Eliminatoret Katar 2022, Franca pret Finlandën në shtëpi, Turqia mysafire e Holandës

Eliminatoret Katar 2022, Franca pret Finlandën në shtëpi, Turqia mysafire e Holandës

Ndeshjet kualifikuese të fazës së grupeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022” vazhdojnë edhe sot, ku në program do të kemi përballje tejet interesante mes Francës e Finlandës dhe Holandës me Turqinë.

Franca do të zhvillojë ndeshjen e gjashtë në këtë fazë të grupeve, ku pret në shtëpi në stadiumin “Groupama” Kombëtaren e Finlandës, përcjell KosovaPress.

Kjo përballje i takon Grupit D, në të cilin gjenden edhe kombëtaret si ajo e Ukrainës, Bosnje dhe Hercegovinës dhe e Kazakistanit.

Në anën tjetër, derbi mes Holandës dhe Turqisë i takon Grupit G, të cilin aktualisht e kryeson Turqia me 11 pikë, një më shumë se nikoqiri i sotëm Holanda.

Po ashtu pjesë e Grupit G janë edhe Kombëtarja e Norvegjisë, ajo e Malit të Zi, Letonisë dhe ajo e Gjibraltarit.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme kualifikuese për në Botërorin “Katar 2022” e gjeni më poshtë.

Grupi A

18:00 Azerbajxhani – Portugalia (Stadiumi Baku Olimpiya)

20:45 Irlanda – Serbia (Stadiumi Aviva)

Grupi D

20:45 Bosnja dhe Hercegovina – Kazakistani (Stadiumi Bilino Polje)

20:45 Franca – Finlanda (Stadiumi Groupama)


Grupi F

20:45 Austria – Skocia (Stadiumi Ernst Happel)

20:45 Danimarka – Izraeli (Stadiumi Parken)

20:45 Ishujt Faroe – Moldavia (Stadiumi Torsvoellur)

Grupi G

20:45 Mali i Zi – Letonia (Stadiumi Pod Goricom)

20:45 Holanda – Turqia (Stadiumi Johan Cruijff ArenA)

20:45 Norvegjia – Gjibraltari (Stadiumi Ullevaal)

Grupi H

20:45 Kroacia – Sllovenia (Stadiumi Poljud)

20:45 Rusia – Malta (Stadiumi Ali Palabiyik)

20:45 Sllovakia – Qipro (Stadiumi National Football)

Lexo edhe

Video