Elche e ndal me barazim Realin në “Santiago Bernabeu”

Elche e ndal me barazim Realin në “Santiago Bernabeu”

Skuadra e Elches ia ka shkaktuar një barazim të hidhur Real Madridit në La Liga.

“Los Blancos” u ndalën në “Santiago Bernabeu” me rezultat 2-2 nga kjo skuadër e cila renditet në vendin e 14-të në tabelë.

Ndeshja nuk nisi mirë për Realin me Karim Benzeman që e humbi penalltinë në minutën e 33’ të ndeshjes. Pastaj Elche kaloi në epërsi tre minuta para përfundimit të pjesës së parë më anë të Boyes, transmeton KosovaPress.


Mysafirët e thelluan avantazhin në 2-0 me golin e Millas të realizuar në minutën e 76’.

Kroati Luka Modric e rihapi ndeshjen duke shënuar për 2-1 në minutën e 82’, kurse Eder Militao u përkujdes që Reali të mos mposhtej duke shënuar për 2-2 në minutën e 92’.

Përkundër këtij, Reali mbetet lider i tabelës me 50 pikë, katër më shumë se Sevilla e vendit të dytë.

Lexo edhe

Video