Real Madrid dhe Barcelona ndeshen në derbin e madh spanjoll në kuadër të javës 26 të La Ligës.
Është interesante që për herë të parë në historinë e të dy skuadrave hyjnë me numër të barabartë të fitoreve në kampionatin vendas.
Pas 45 minutave të para në “Santiago Bernabeu” rezultati është i barabartë 0:0.
Rastin më të mirë për shënim Barcelona e humbi në minutën 34, kur pas pasimit nga Griezmann, Arthur doli përballë Courtois, por portieri belg nuk lejoi të befasohej.
Në ndeshjen e parë të sezonit nuk pati asnjë gol, të luajtur në raundin e 10-të, më 18 dhjetor 2019.
Ndryshe, El Clasico sonte luhet për herë të 277-të. Të dy skuadrat festuan nga 72 herë në kategorinë e La Ligës, transmeton KosovaPress.