“El Clasico” e parë pa Messin dhe Ramos, ja formacionet e mundshme të Barcelonës dhe Real Madridit

“El Clasico” e parë pa Messin dhe Ramos, ja formacionet e mundshme të Barcelonës dhe Real Madridit

Në një ndeshje e cila mund të vendos fatin e tij në “Camp Nou”, trajneri Ronald Koeman së bashku me Barcelonën pret në shtëpi rivalin e përbetuar, skuadrën e Real Madridit.

Në xhiron e fundit, Barcelona mposhti me rezultat 3:1 skuadrën e Valencias, kurse Real Madridi u mposht si mysafirë nga Espanyoli me rezultat të ngushtë 2:1, përcjell KosovaPress.

Të dy skuadrat i ndajnë vetëm dy pikë në tabelë, ku Real Madridi zë vendin e tretë me 17 pikë, kurse Barcelona pozicionohet në vendin e shtatë me gjithsej 15 pikë të arkëtuara.

Sa i përket formës momentale në pesë ndeshjet e fundit, Barcelona ka rezultate më të mira, ku ka regjistruar tre fitore dhe dy humbje, krahas dy fitoreve, një barazimi dhe dy humbjeve të Real Madridit.

Kurse, në pesë ndeshjet e fundit ku të dy këto skuadra janë përballur, Real Madridi ka regjistruar tre fitore, krahas një sa ka Barcelona, kurse një herë kanë ndarë pikët e barabarta.


Në ndeshjen e sotme të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Barcelonën nuk do të paraqiten Araujo, Braithwaite, Dembele, Pedri dhe Wague, kurse te Real Madridi do të mungojnë Bale, Ceballos, Isco dhe Jovic.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Roberto, Pique, Garcia, Balde; Gavi, Busquets, De Jong; Dest, Depay, Fati

Real Madrid (4-3-3): Courtois; Nacho, Militao, Alaba, Mendy; Kroos, Casemiro, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr

16:15 Barcelona – Real Madrid (Stadiumi Camp Nou)

Lexo edhe

Video

error: