“El Clasico” dhe kreu i tabelës i takojnë Real Madridit

“El Clasico” dhe kreu i tabelës i takojnë Real Madridit

Real Madridi i ka regjistruar tri pikë të reja dhe shumë të rëndësishme në La Liga pasi e ka fituar “El Clasicon” kundër Barcelonës të dielën në “Camp Nour”.

Gjithçka sa i përket rezultatit në këtë ndeshje u vendos në minutat e 32’ dhe 90’ të ndeshjes kur së pari anësori i krahut të majtë Davide Alaba shënoi një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë skuadrës së trajnerit Carclo Ancelotti dhe më pastaj Lucas që e vulosi fitoren e mysafirëve duke shënuar për 2-0, para se Sergio Aguero ta shënonte golin e vetëm për “katalanasit” në sekondat e fundit të takimit transmeton KosovaPress.


Barcelona ne vazhdim të ndeshjes provoi që ta barazonte rezultatin por “Los Blancos” u treguan skuadër shumë e kujdesshme dhe kompakte duke e ruajtur kështu avantazhin minimal deri në fund të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje, Real Madridit kalon në vendin e parë në La Liga me 20 pikë, aq sa kanë edhe Sevilla dhe Real Sociedadi në vente dy dhe tre, kurse Barcelona është në vendin e tetë me vetëm 15 pikë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara.

Lexo edhe

Video

error: