Ekzekutohen pagesat e 100 eurove për studentët

Ekzekutohen pagesat e 100 eurove për studentët

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot janë proceduar pagesat e shtesës prej 100 eurove për studentët.


Pjesë e grupit të parë të përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët ka pasur informata të sakta.

“Për një numër të konsiderueshëm të aplikantëve, të dhënat që kanë pranuar nga universitetet kanë qenë të mangëta ose nuk ekzistojnë fare, andaj gjatë ditëve në vijim do të tentojmë të rikonfirmojmë të dhënat për rastet e pakompletuara, dhe sapo t’i kemi pranuar informatat nga këto universitete, do të procedohen edhe pagesat për grupin e mbetur”, ka shkruar Murati në Facebook.

Lexo edhe

Video