Ekspozita për Holokaustin, e hapur deri më 30 maj në Prishtinë

Një ekspozitë për Holokaustin do të qëndrojë e hapur nga sot deri më 30 maj në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Përmes prezantimit të objekteve, fotografive dhe elementeve të tjera që pasqyrojnë holokaustin ndaj romëve, kjo ekspozitë e cila po shfaqet për herë të parë, synon të rrisë ndërgjegjësimin për atë që kishte ndodhur.

Në hapjen e ekspozites e cila është punuar nga organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se romët dhe sintët nuk ishin vetëm viktima, por edhe shembuj rezistues.


Në fakt diskriminimi ndaj fëmijëve romë në shkolla fillore ka qenë objekt shqyrtimi, në disa prej rasteve më të rëndësishme të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në fushën e barazisë para ligjit, këto raste tregojnë sa i përhapur është diskriminimi. Mund të na duket neve se ka shumë pak gjasa të ndodhë një gjenocid ndaj romëve dhe sintve në Evropë, mirëpo për të siguruar që të mos ndodhë më kurrë, çdo shoqëri evropiane duhet të dyfishojë përpjekjet e veta për ta luftuar diskriminim ndaj romëve dhe sintëve“, ka thënë ai.

Ndërsa ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është dashur të kalojë një kohe e gjatë që Gjermania t’i njohë krimet ndaj sintëve.

E drejtori i bordit të organizatës joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, Bashkim Ibishi ka thënë se ka ende hapësirë për të bërë më shumë për komunitetet.

Lexo edhe

Video