Eksperti serb i sigurisë: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë, mafia politike e dëshiron Putinin

Eksperti serb i sigurisë: Të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë, mafia politike e dëshiron Putinin

Eksperti serb i sigurisë Darko Trifunoviq, i cili në opinionin kosovar u bë i njohur përmes dokumentarit “Virussia”, thotë se të gjithë kriminelët e luftës në Serbi janë spiunë pro-rusë.

Trifunoviq, me anë të një reagimi në Facebook, thekson se mafia politike serbe e dëshiron presidentin rus Vladimir Putinin.

“Rastësi apo jo? Të gjithë kriminelët serbë të luftës (të dënuar ose jo) dhe të gjithë ata që plaçkitën Serbinë janë spiunë pro-rusë ose rusë. Interesante.  ‘Orkestra e Kuqe’ ka kohë që funksionon në Serbi dhe askujt nuk i intereson. Anëtarët e këtij grupi po e shkatërrojnë në mënyrë sistematike Serbinë, në aspektin ekonomik, politik dhe veçanërisht të sigurisë”, thekson Trifunoviq.


Sipas tij, të gjithë këta po e grabisin vendin dhe po provokojnë luftëra.

“Pas vdekjes së Titos, po këta, fillojnë një grabitje masive dhe mbyllje të të gjitha kompanive tona të krijuara nga paratë e Planit Marsala, provokojnë luftëra, inflacion, fshehin para në Qipro dhe rrëmbejnë gjithçka”, shprehet ai.

Trifunoviq shton se mafia politike serbe e dëshiron Putinin, duke pohuar se më këtë po shkatërrohet vendi.

“Pse mafia politike serbe e do Putinin? Mjafton që njerëzve t’u bëhet shpëlarja e trurit përmes makinerisë së tmerrshme për të bërtitur ‘Rroftë Putini’ ose ‘Rroftë Rusia’ dhe gjithë vjedhjet dhe gjithë nepotizmi e gjithçka tjetër harrohet në një çast. Në fund të fundit, çfarë lloj vjedhjeje? Kur idhulli i këtyre njerëzve është Putini, njeriu që lë gruan, jeton në një vilë 1 miliardë euroshe, pushon në një jaht 700 milionë euro dhe ka një orë 55 mijë euro”, përfundon Trifunoviq.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.