Ekspertët paralajmërojnë përhapjen e një skeme mashtrimi në WhatsApp

Ekspertët paralajmërojnë përhapjen e një skeme mashtrimi në WhatsApp

Ekspertët e mashtrimeve online paralajmëruan për një skemë të fundit mashtrimi “Hi mum” dhe “Hi dad” ku njerëzve ju kërkohet të transferojnë para tek miqtë dhe familja përpara se ato tu dërgohen mashtruesve.

Skema të tilla janë shfaqur në masë në WhatsApp muajt e fundit dhe eksperti i mashtrimeve pranë bankës Santander Chris Ainsley në Britani tha se mesazhet po shfaqen edhe në forma të tjera si SMS dërguar drejt numrave celular.

Mbi 1235 raportime janë bërë pranë autoriteteve Britanike për mashtrime gjatë periudhës 3 Shkurt – 21 Qershor ku qytetarët kishin humbu 1.5 milionë paund.


Mashtrimi fillon me një mesazh në WhatsApp me tekstet “Hi Mum” ose “Hi Dad” në përpjekje për ti bërë viktimat të përgjigjen duke besuar se janë djali ose vajza e tyre përpara se tu kërkojnë të dërgojnë para.

Edhe pse këto mashtrime kanë filluar në WhatsApp në të kaluarën sipas Ainsley, ato po shfaqen edhe përmes SMS-ve. Mashtruesi i bindin prindërit se janë fëmijët e tyre duke ju kërkuar para.

Kompleksiteti i skemave të mashtrimit ka qenë në rritje. Mashtruesit mundohen ti paraqesin transaksionet si me rrezik të ulët. Gjithashtu përpiqen ta bëjnë të vështirë për bankat të gjurmojnë paratë duke i kaluar nëpër disa llogari të ndryshme.

Lexo edhe

Video