Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ekspertët e BE-së do të japin rekomandime për zgjedhje

Ekspertët e BE-së do të japin rekomandime për zgjedhje

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në takim zëvendësshefin e Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, Marian Gabriel.

Kryetarja Daka falënderoi Bashkimin Evropian për interesimin e shprehur për të përcjellur procesin e zgjedhjeve në vendin tonë duke theksuar se vëzhgimi i zgjedhjeve, për KQZ-në, është i rëndësisë së veçantë pasi në këtë mënyrë rritet besueshmëria në procesin zgjedhor, por edhe gjetjet e vëzhguesve shërbejnë për përmirësimin e proceseve të ardhshme.


Daka përsëriti faktin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur që suksesshëm të organizojë ditën e zgjedhjeve, pavarësisht kohës së shkurtër që ishte në dispozicion të KQZ-së për të bërë përgatitjet.

Ndërkaq, zëvendës shefi i Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga BE, Marian Gabriel tregoi se ky mision ka mbuluar procesin e përgatitjet së zgjedhjeve, votimin dhe numërimin.

Ai njoftoi kryetaren e KQZ-së se Misioni i Ekpsertëve të Zgjedhjeve do të përgatisin një raport për zgjedhjet duke përfshirë rekomandimet. 

Lexo edhe

Video

error: