Në kuadër të lëndës së informatikës dhe robotikës, nxënësit e gjimnazit ”Cambridge” në Prishtinë, zhvilluan disa eksperimente virtuale në lëndë të ndryshme shkencore. Nxënësit e klasave të ndryshme nga niveli i mesëm dhe i ulët dhe niveli i mesëm i lartë u shpërndanë nëpër laboratoret shkencor. Ndër aktivitetet që u zhvilluan ishin: Në fizikë, ndërtimi i qarkut elektrik në format fizik dhe virtual, në kimi krijimi i kafes në mënyrë virtuale, në matematikë simulacioni i thyesave në mënyrë elektronike si dhe prezantimi i webfaqes së krijuar nga një nxënës. Në të gjitha këto aktivitete aplikohet qasja STEAM e të mësuarit e cila ka për qëllim që mësimet teorike t’i zbatojë në praktikë.
Për më shumë ndiqni videon:
