Ekskluziviteti i finales të Superkupës së Kosovës në futboll vetëm në Artmotion dhe Klan Kosova!

Ekskluziviteti i finales të Superkupës së Kosovës në futboll vetëm në Artmotion dhe Klan Kosova!

Platforma më e pasur vendore Artmotion dhe kanali Nr.1 në vend Klan Kosova, për të gjithë adhuruesit e futbollit sjellin finalen e shumëpritur të Superkupës së Kosovës në futboll: Drita–Prishtina, e cila do të  zhvillohet këtë të Shtunë me datë 23 Janar, direkt nga Stadiumi i Mardan i Antalias me fillim nga ora 11:50.

Drita e Gjilanit, kampionia në fuqi  përball Prishtinës, fitueses së Kupës do të luftojnë për trofeun e Superkupës në ndeshjen finale e cila nuk ka mundur të zhvillohet në vjeshtë për shkak të situatës me pandemi por edhe orarit tejet të ngjeshur të Superligës dhe Përfaqësueses së Kosovës.

Kështu, me vendimin e FFK-së dhe pajtimin e dy klubeve, kjo ndeshje fantastike në ambientin fenomenal të stadiumit Mardan në Antalya dhe me një mot të bukur, na vjen të Shtunën me 23 Janar, me fillim nga ora 11:50.


Direkt nga qyteti i bukur i rivierës mesdhetare Turke, Artmotion dhe Klan Kosova, acarin e dimrit Kosovar do ta ngrohim me super-ndeshjen e dy skuadrave më të suksesshme të futbollit tonë, edicionin e kaluar.  

Drita apo Prishtina, kush do ta fitoj Superkupën 2020?

Këtë do ta shohim ekskluzivisht në platformën më të pasur dhe më atraktive sportive në vendin tonë, Artmotion dhe natyrisht, televizioni Nr.1 në vend, Klan Kosova.

Me ne sporti është, krejt tjetër dimension!

Lexo edhe

Video