Njëri nga serbët e arrestuar mbrëmë në Prishtinë, ka lidhje me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Siç ka raportuar KosovaPress, Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas serb, D. Dolasevic, V.Jankovic dhe D. Dolasevic, të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në njërin nga lokalet e Prishtinës (i njohur për redaksinë) dhe ishin duke planifikuar blerjen e disa uniformave në një lokal tjetër në Prishtinë. Burime brenda institucioneve të sigurisë tregojnë se përveç saj të arrestuarve u janë gjetur edhe një shumë e konsiderueshme e të hollave kesh.
Serbët e arrestuar mbrëmë në këmbim të shtetësisë serbe, disa kosovarëve u kanë marrë të holla.
Por mësohet se njëri nga ta në këmbim të shtetësisë serbe, i ka kërkuar një qytetari kosovar që ta dërgojë në dy dyqane ku ka uniforma ushtarake. Në dyqanin e fundit ka blerë edhe emblemat e UÇK-së.
Në kryeqytet, janë takuar me kosovarin tjetër, të cilit ia kanë sjellë dokumentet serbe, dhe më pas kanë dalë për të blerë uniforma ushtarake.
Në orët e pasdites, pasi kanë blerë emblemat, Policia e Kosovës i ka ndaluar dhe i ka arrestuar të pesë të dyshuarit. Tre shtetas të Serbisë nga Nishi dhe dy shtetas kosovarë, njeri nga komuna e Gjilanit dhe tjetri me banim në Prishtine.