Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ekskluzive: Mbi çerek milioni euro të spiunit rus në UNMIK

Ekskluzive: Mbi çerek milioni euro të spiunit rus në UNMIK

Episodi i parë i dokumentarit VIRUSSIA, i cili u shfaq në fillim të kësaj jave, ndër të tjera zbardhi për herë të parë para opinionit publik edhe shumat e mëdha të transaksioneve bankera të Mikhail Krasnoshchekov-it.

Në llogarinë bankare të rusit, i cili ishte dëbuar nga Kosova në vitin 2019, e cila ishte llogari rrjedhëse private, zyrtari rus i UNMIK-ut që vepronte në veri, kishte vetëm në 6 transaksione kishte qarkulluar shumën prej 264,082 eurove.

Dokumentet që u publikuan në dokumentar, tregonin se shuma e parë e madhe e tij me mbi 30,000 euro, ishte 4 korrik të vitit 2011, pak ditë pas ditës kur u vra polici Enver Zymberi në aksionin e veriut, më 25 korrik të po atij viti.


Mikhail Krasnoshchekov, kishte ardhur në Kosovë që në vitin 1999, kur ishte punësuar në OSBE.

Ai ishte dëbuar nga Kosova, pas pengimit të aksionit policor në maj të vitit 2019. Ky zyrtar i inteligjencës ruse, që ishte i punësuar në UNMIK / Kombeve të Bashkuara, 20 vjet ka qenë i angazhuar në Kosovë.

Dokumentari VIRUSSIA, në pjesën e parë zbuloi aktivitetin e spiunazhit rus në Ballkanin Perëndimor, kurse 3 pjesë të tjera, pritet të shfaqen në muajt në vijim.

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: