EKSKLUZIVE: Kush është Olga Skopina, dizajnerja ruse që falsifikoi fotografinë e Sherife Lutës

EKSKLUZIVE: Kush është Olga Skopina, dizajnerja ruse që falsifikoi fotografinë e Sherife Lutës

Rasti i falsifikimi të njërës prej fotografive të shekullit nga rusët, ka marrë vëmendje të madhe nga mediat vendore, ndërkombëtare, studiues të fushës dhe figura tjera të njohura.

Kjo fotografi nuk ka mbetur pa u komentuar edhe nga ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili ka reaguar pas paraqitjes si serbe të një nëne shqiptare të përzënë me dhunë nga shtëpia e saj, duke shtuar se “Rusët do të hynë në Guinness për falsifikim”.

Fotografia origjinale është në të majtë, versioni i falsifikuar në të djathtë

Por, kush është personi që falsifikoi këtë fotografi e cila më pas u përdor nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë në Afrikën e Jugut, për ta paraqitur të njëjtën si “viktimë serbe të luftës” gjatë bombardimeve të NATO-s në Kosovë. Ajo është Olga Skopina dhe vjen nga qyteti Kirov i Rusisë.

Olga Skopina është dizajnere e foto-lajmeve për agjencinë ruse të lajmeve “Krasnaya Vesna”. Për herë të parë, ky verzion i fotografisë së falsifikuar është shfaqur në një artikull të publikuar në këtë portal, me datë 18 Gusht 2018.

Fotografia e njëjtë është publikuar edhe në një artikull tjetër në këtë portal, me datë 26 Mars 2019. Kjo fotografi madje është “patentuar” me të drejtat e autorit në Rusi, si pronë e “Krasnaya Vesna”.

Fotografia: Olga Skopina, ndërsa të drejtat e autorit “Krasnaya Vesna”


Një artikull i publikuar nga RAND Corporation, thekson se propaganda ruse shpesh mbështetet në “prova” të fabrikuara. Disa nga këto imazhe ekspozohen lehtësisht si të rreme për shkak të montazhit të dobët të fotografive. Ekzistojnë gjithashtu raste kur rusët janë kapur duke punësuar aktorë për të portretizuar viktimat e mizorive ose krimeve të prodhuara për raportet e lajmeve (rasti i Viktoria Schmidt në rrjetin televiziv rus Zvezda), ose duke falsifikuar raportimin e lajmeve në vendngjarje (rasti i “reporteres” Maria Katasonova).

Rastet e falsifikimit të fotografive kanë rrënjë edhe në historinë ruse, pasi që në kohën e Joseph Stalin nuk kishte “Photoshop”, por ajo nuk e pengoi të fshinte gjurmët e armiqve të tij nga librat e historisë, pasi që edhe fotografia e famshme e ushtarëve sovjetikë që ngrinin flamurin e tyre pas Betejës së Berlinit u falsifikua.

https://cdn.vox-cdn.com/thumbor/3Lstc54GadxFyJxBHECsKZ7LjnA=/0x0:1920x1080/1200x0/filters:focal(0x0:1920x1080):no_upscale()/cdn.vox-cdn.com/uploads/chorus_asset/file/13198549/compare_00539.jpg

Fotografia origjinale është në të majtë, versioni i falsifikuar në të djathtë

Rasti i falsifikimit të fotografisë së Sherife Lutës nga Olga Skopina nuk është rasti i parë. Ajo ka ri-dizajnuar/ri-falsifikuar edhe fotografinë e falsifikuar të historisë ruse të ushtarëve sovjetik.

Një shembull tjetër i falsifikimit të fotografisë së Stalinit, është edhe fotografia me Nikola Yezhov, një zyrtar i policisë sekrete i cili mbikëqyri spastrimet dhe vrasjet e Stalinit. Ai ishte i përfshirë në marrjen në pyetje dhe ekzekutimin e mijëra zyrtarëve të Partisë Komuniste që kundërshtonin Stalinin. Pasi Yezhov nuk ishte më i dobishëm për Stalinin, ai u ekzekutua dhe ekipi i “Photoshop-it” e largoi atë nga çdo regjistrim fotografik. Në shembullin më poshtë, mund ta shihni atë në të djathtë të fotografisë. Pasi u vra, ai ishte jashtë fotografisë dhe kështu u zëvendësua me ujë. Historia e re e Stalinit ishte se “Yezhov nuk ekziston dhe kurrë nuk kishte ekzistuar”.

https://miro.medium.com/max/1400/1*L-MjtLl-039JaMJvVIDKhQ.png

Fotografia origjinale është në të majtë, versioni i falsifikuar në të djathtë

Në krahasim me pjesën e historisë ruse, së fundmi, transmetuesi shtetëror rus “Russia Today – RT” ka falsifikuar një fotografi tjetër. Ajo falsifikoi me anë të “Photoshop” një imazh të një familjeje afgane që dukej sikur mbanin një mitraloz dhe një raketë në çantat e tyre, e me fëmijët dukë kërcyer.

https://pbs.twimg.com/media/E9x_UyGWQAE1sFz?format=jpg&name=small

Fotografia origjinale është në të majtë, versioni i falsifikuar në të djathtë

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: