Ekskluzive, ja çfarë i kërkoi ministri i Jashtëm italian Kurtit

Ekskluzive, ja çfarë i kërkoi ministri i Jashtëm italian Kurtit

Mëngjesin e sotëm, ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti si dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Për këtë ai bëri edhe një njoftim përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter.

Mirëpo, KosovaPress mëson nga burime të sigurta se Tajani ka qenë shumë i shqetësuar për tensionet në rritje në veri te vendit.


Ai ka kujtuar angazhimin e vazhdueshëm dhe të pandërprerë të Italisë për Ballkanin, duke nënvizuar se me mbi 700 ushtarë në terren në kuadër të KFOR-të janë të përfshirë drejtpërdrejt në këtë përshkallëzim.

Siç mëson KosovaPress, duke pranuar se targat serbe janë të paligjshme dhe duke kuptuar këndvështrimin e qeverisë kosovare, Tajani i ka bërë thirrje të përzemërta Kurtit që të bëjë gjithçka që është e mundur për të ulur tensionin dhe që masat ekzekutive të mos shihen si të drejtuara kundër serbëve të Kosovës.

KosovaPress kupton se një thirrje të ngjashme për moderim i është bërë edhe presidentit serb Aleksnadër Vuçiq.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.