Eroll Salihu nuk do të ketë më kryetar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv (KAS) pasi ai ka bërë të ditur ekskluzivisht për KosovaPress se nuk do të kandidojë më për këtë pozitë në zgjidhet që do të mbahen më 7 shkurt në kuadër të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Ai fillimisht tregon se vendimin e ka marrë pas një konsultimi me familjen e gnusht, derisa vlerëson se roli i tij ishte krucial në këtë organ sportiv.
Njëra nga arsyet që çoi në këtë vendim, Salihu thotë se është edhe rënia e entuziazmit tek drejtuesit e federatave sportive për të punuar më shumë për zhvillimin e sportit.
“Ka ndryshuar konstrukti i federatave, nuk janë më ata që kanë hyrë me entuziazëm për t’u pranuar në FIFA, UEFA, në Komitet Olimpik, në FIBA, në të gjitha organizatat sportive. Tani ka ardhur një strukturë e re dhe të them të drejtën nuk po dua më t’ua jap mundësinë ta çojë dorën gjithkush për mua ose të mos e bëjë atë. Prandaj, ky vendim është marr në konsultim me më të afërmit e mi.”, shton më tutje Salihu.“Kemi pasur bashkëpunim të jashtëzakonshëm, vendime kemi marrë, madje kemi pasur vendim që e ka rrëzuar vendimin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, kemi pasur vendime që e kemi mbrojtur sportistin e jo federatën, nuk e kemi mbrojtur pushtetin por të dobëtin, atë që ka pasur të drejtë...Kjo mendoj që është merita më e mirë e imja dhe e anëtarëve Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv dhe Këshillit të Arbitrazhit Sportiv, pra nuk kemi lejuar t’ia mbajmë anën të fortit apo të atij që ndërhyn në mënyra të ndryshme.”, shton Salihu.
Për të ardhmen, Salihu thekson se do të mendojë për angazhimet reja, por paralajmëron edhe Federatën e Futbollit të Kosovës në lidhje me vendimin për shkarkimin e tij nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj federate duke thënë se do ta ndjekë deri në fund përmes organeve të drejtësisë.