Ekrem Hyseni: Projektet për Podujevën do të bëhen vetëm me njerëz të mirë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, në tubimin elektoral me qytetarët e kësaj komune, u shpreh i bindur se do të shënojë fitore në garën për balotazh përballë Shpejtim Bulliqit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Hyseni tha se në programin e tij qeverisës fokus kryesor kanë rininë, shëndetësinë, bujqësinë dhe realizimin e projektit për ngrohtoren e qytetit.

“Kemi program të qartë. Fokus kryesor është rinia, shëndetësia, bujqësia, dhe për projektin e ngrohtores. Këto projekte nuk bëhen ndryshe përveç me njerëz të mirë, me ju”, tha Hyseni.


Kandidati për kryetar nga LDK-ja tha se kanë për synim të bashkëqeverisë me qytetarët dhe të jep shembull për këtë. Ai ka ftuar llapjanët që të dielën në orën 21:00 të dalin dhe të festojnë fitoren e madhe të LDK-së.

“Vendimmarrja e qytetarit do të jetë në nivel të lartë. Të gjitha projektet e mëdha nuk do të nisen në zyrë, por do të diskutohen me qytetarët. S’ka më projekte pas u diskutuar me qytetarin. Pra, kemi synim jo të qeverisim, por të bashkëqeverisim, do të japim shembull se si qeverisë qytetari vetë… Ju ftoj ditën dielën në orën 21:00 ta festojmë fitoren dhe kjo fitore është e juaja”, tha Hyseni.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni është në balotazh me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.

Lexo edhe

Video