Kandidati për kryetar të Podujevës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni ka prezantuar programin “Podujeva për të gjithë”, program ky që prekë secilën fushë dhe është i ndërtuar mbi bazën e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve llapjanë.
Ai thotë se ka marrë përgjegjësinë për ta rikthyer LDK-në aty ku e ka vendin por që në këtë rrugëtim nuk është vetëm, pasi është me familjen dhe gjithë qytetarët e kësaj komune.
“Me të gjithë ju do të realizojmë të gjitha idetë e mija që kanë të bëjnë me qytetin tonë të cilat janë reformimi i shëndetësisë primare, arsim cilësor të orientuar nga tregu, aplikimi i zgjidhjeve për rregullim urban dhe ajër të pastër dhe për zbatimin e strategjive inovative, për mbështetje të ekonomisë dhe bujqësisë. Për më tepër do të fuqizojmë dhe aktivizojmë rininë tonë në tregun e punës, do të mbështesim sportistët dhe artistët tanë, do t’ia japim vendin e merituar trashëgimisë tonë historike dhe kulturore”, ka thënë ai.
Ai është zotuar se do të qeverisë për të gjithë njëjtë, duke dhënë llogari para gjithë qytetarëve të Podujevës.
“Është i zbatueshëm në praktikë, real dhe i dizajnuar sipas mundësive buxhetore të komunës. LDK160”, ka shkruar ai.
Ndërkohë, ka dhënë edhe shumë detaje për programin e tij të cilin mund ta ndiqni në videon më poshtë.