Ekrem Hyseni: Kemi në fokus fuqizimin e gruas, duke mos i falur asgjë, por duke i ofruar ato që meriton

Ekrem Hyseni: Kemi në fokus fuqizimin e gruas, duke mos i falur asgjë, por duke i ofruar ato që meriton

Kandidati për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni thotë se gjatë qeverisjes së tij me këtë komunë në fokus do ta kenë fuqizimin e gruas.


Ai tha se do të fillojnë me ekzekutivin i cili në përbërje do t’i ketë 50 përqind gra.

“Podujeva Për Të Gjithë ka në fokus fuqizimin e gruas, duke mos i falur asgjë, por duke i ofruar ato që meriton. Do të fillojmë me ekzekutivin, i cili në përbërje do t’i ketë 50% gra, për të vazhduar me përgatitjen e tyre për tregun e punës dhe mbështetjen e bizneseve që udhëhiqen nga gratë. Këto janë disa nga pikat e programit tonë të cilat i prezantuam gjatë takimit me gra, e ku prezantuam edhe kanididatet tona për asamblenë komunale.#LDK160✅”, ka shkruar Hyseni.

Lexo edhe

Video

error: