Ekonomia në rrezik për shkak të koronavirusit

Ekonomia në rrezik për shkak të koronavirusit

Shpërthimi i koronavirusit në Kinë përbën rrezik për ekonominë gjermane, njoftoi Banka Qendrore e Gjermanisë, duke iu referuar rënies së kërkesës nga Kina.

“Një rënie e përkohshme e kërkesës agregate në Kinë, mund të dobësojë aktivitetin e eksportit gjerman”, shkruan ekspertët në raportin mujor të Bundesbank për muajin shkurt.


Ekonomia e dytë më e madhe në botë, është treg kryesor për mallrat e bëra në Gjermani.

Në të njëjtën kohë, Kina prodhon produkte të shumta, gjithashtu edhe për përpunime të mëtejshme në vende të tjera.

Masat paraprake të sigurisë që janë marrë si pasojë e shpërthimit të koronavirusit, mund të ndikojnë në zinxhirin e vlerave globale, duke shkaktuar probleme në sektorë individualë./ATSH/

Lexo edhe

Loading...
error: