Ekonomia e eurozonës mund të tkurret deri 12 për qind

Ekonomia e eurozonës mund të tkurret deri 12 për qind

Ekonomia e eurozonës ka të ngjarë të zvogëlohet midis tetë dhe 12 për qind këtë vit pasi vendet anëtare përballen me një rikuperim të vështirë nga pandemia e koronavirusit, tha sot presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (ECB) Christine Lagarde.

Shifra aktuale përfundimtare do të jetë brenda intervalit të parashikuar nga skenari “i moderuar” dhe “i pafavorshëm”, tha Lagarde në një video të transmetuar live.

Skenari “i favorshëm” është i vjetruar, theksoi ajo, transmeton KosovaPress.

Ekonomia e eurozonës u tkurr 3.8 për qind në tremujorin e parë, më e fortë që nga 1995 kur filluan të mblidhen të dhënat.


Takimi i Këshillit Drejtues të BQE-së do të mbahet në 4 qershor, kur, përveç vendimeve për politikën monetare, BQE do të publikojë parashikime të azhurnuara të rritjes dhe inflacionit në eurozonë.

Në mars, BQE njoftoi një program të ri pandemik për të blerë asete me vlerë 750 miliardë euro me qëllim të tejkalimit më të lehtë të rreziqeve që lidhen me pandeminë e koronavirusit.

Anëtari i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, Isabel Schnabel tha për Financial Times (FT) se BQE është e gatshme të forcojë instrumentet e politikës monetare nëse kërkohet nga vlerësimet e azhurnuara të rritjes ekonomike dhe inflacionit, të cilat do të publikohen javën e ardhshme.

“Nëse shohim që situata po përkeqësohet dhe nëse vlerësojmë se janë të nevojshme stimuj shtesë, BQE do të jetë e gatshme të forcojë të gjitha mjetet në dispozicion për të arritur qëllimin e caktuar të stabilitetit të çmimeve”, tha Schnabel.

Lexo edhe

Video

error: