Ekipi olimpik i xhudos arrinë në Tokio

Ekipi olimpik i xhudos arrinë në Tokio

Ekipit olimpik i xhudos ka arritur në aeroportin Heneda të Tokios, ku edhe do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Ekipi më 21 korrik transferohet në fshatin olimpik të sportistëve.

Sipas njofitmit të KOK-ut, ekipi u mirëprit nga i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti.


“Ekipi iu nënshtrua testit për Covid, me ç’rast të gjithë rezultuan negativë, siç kishin rezultuar negativë edhe në dy testet e bëra para nisjes në Prishtinë. Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, ka falënderuar Ambasadën e Kosovës në Japoni për pritjen dhe kujdesin ndaj ekipit të xhudos, të cilëve iu uroi fat dhe mbarësi gjatë përgatitjeve në Komunën e Sanjos. Ekipi më 21 korrik transferohet në fshatin olimpik të sportistëve në Tokio”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe

Video

error: